Idrizi bën thirrje për ditën e Bajramit: Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit!

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama në lidhje me ndalimin e lëvizjes se qytetarëve ditën e diel, që është edhe dita e Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai e ka quajur çmenduri vendimin e Ramës për mbylljen ditën e Bajramit.

Postimi i plotë:

Kë të besojmë?
Ekspertët apo Ramacovidin 2020?
Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit.
Ekspertët nuk mund të mbajnë më lajthitjet e një njeriu që Covid-i, si një armë në duart e një të roituri, përhapet me orare e vende të caktuara, pikërisht dhe parku i liqenit sot është i mbyllur.
Nuk flas për ndonjë eksperte që merr 4-5 rroga dhe është e gatshme të na mbyllë gjithë jetën vetëm të mos humb ndonjë nga rrogat e saj.
Por të mbyllësh sheshin ku besimtarët të falen dhe protokolli mund të jetë më i zbatueshëm se nëpër xhami është një çmenduri.
Mesa duket ky njeri nuk mund të shikojë mijëra njerëz të adhurojnë Zotin.
I vetmi njeri që meriton të adhurohet dhe të falenderohet në këtë vend është Ramses-i i ri.
Magjistarët e tij janë ekspertët që për pak para po justifikojnë çmenduritë e tij.
Historia përsëritet, por këtë herë Zoti e ka treguar rrugën dhe përfundimin e Faraonit.
Një porosi Profetike thotë: “Populli merr fytyrën e sundimtarëve”
Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit!


Shtuar 23.05.2020 14:25