I “vunë flakën” dasmës, shkarkohen nga detyra 4 efektivët e policisë që bënë xhiron e rrjetit (VIDEO)

Pamjet e disa efektivëve të policisë së shtetit që kërcenin me uniformë në një dasëm kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa zbulohet se janë punonjës të komisariatit të Malësisë së Madhe.

Mësohet se ata janë punonjës policie të IEVP (burgu) Reç, Malësi e Madhe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli për nxjerrjen e përgjegjësive.

Policia e Shtetit bën me dije se nga verifikimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë që mbulojnë zonën policore Specialisti i Policisë Kriminale shtetasi J. R., Inspektori i policisë së zonës N. R., dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme S. K., dhe A. M.) nuk kishin ushtruar kontroll për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe për këtë shkelje të rëndë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra.

Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. N; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C.

Nga verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u evidentua lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe.

Distancimi social është kryetema e ditës në gojën e autoriteteve shtetërore, ndërsa për t’ju dhënë mësim qytetarëve, nuk kanë lënë dasëm e organizim familjar por jo vetëm pa shkuar që të vendosin edhe gjoba që janë marramendëse.

Pjesën më të madhe të këtyre ndëshkimeve ndërmerren nga efektivët e Policisë së Shtetit, por pavarësisht se kanë prekur këdo, masat e distancimit janë obligative për të gjithë.

Për të mos mjaftuar kjo, një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë miratoi ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në mënyrë absolute në çdo ambjent. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, deklaroi në fillim të sezonit se dasmat këtë vit do të jenë ndryshe, ku numri i të ftuarve do të jetë i limituar dhe se do të ketë mjek dhe polic në gatishmëri.

Dhe në fakt kështu ka ndodhur në një dasmë në Shkodër ku forca të shumta policie kanë që në gatishmëri, jo për të ruajtur distancimin social por për të kërcyer. Në një video të publikuar JOQ Albania, shihen disa policë duke kërcyer të pa shqetësuar për ruajtjen e distancës sociale.

“Shteti në aksion. Për të disatën herë, tregohet qartë se në Shqipëri shteti funksionon me dy standarte!”, shkruan personi që ka dërguar videon.


Shtuar 21.08.2020 13:26