Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-drejtorin e një banke në Tiranë, i akuzuar për vjedhje ndaj klientëve.
Florant Nako, u zbulua se kishte vjedhur një shumë prej 30 000 dollarësh nga llogaria e një klienti duke keqpërdorur të dhënat e tij.
Pas vjedhjes, Nako kishte lënë punën në bankë duke u nisur për në SHBA, por kur u kthye është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë.
Nako po hetohet nëse ka kryer edhe vjedhje të tjera në bankë.