I vendosi emrin e tij një rruge në Kamzë, Xhelal Mziu tregon pëlqimin për Donald Trump

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ishte ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.

Para disa vitesh Mziu, emërtoi një rrugë në Kamëz “Donald Trump”, madje e titulloi presidentin aktual të SHBA-së, Qytetar Nderi i qytetit.

Gjatë fjalës së tij, Mziu zbuloi se përse u bë kjo gjë dhe tregoi hapur pëlqimin e tij për politikat e Trump-it.

“Së pari dua të theksoj që SHBA është një superfuqi e demokracisë. Së dyti dhe në bindje jam konservator. Fushata elektorale që zhvilloi Trump ishte një sfidë e madhe.

Tërhoqi vëmendjen e mjaft njerëzve në botë dhe kishte arsye të mjaftueshme për t’u votuar nga këshilli bashkiak. Fushata e tij ishte e jashtëzakonshme.

Ne për Trump kishim dhe informacione paraprake, ai ishte dhe biznesmen dhe njeri mediatik. Fushata online la një gjurmë, siç thotë dhe Çupi ai ka bërë një doktrinë.

Vendosja e bulevardit ishte në fillesat e tij. Ishte një proporzim që mori votat 100%. Shumica e qytetarëve kanë qenë të kënaqur. Amerika është më e fortë, është një faktor stabilizues në botë”, tha Mziu. /tch


Shtuar 1.06.2020 15:11