I vendosën tritol në makinë, Preg Gjini në gjendje kritike po lufton për jetën

Preng Gjini u tentua të ekzekutohej nga një atentat me tritol i vendosur në makinën e tij.

Nga burimet bëhet me dije se shtetasi në fjalë është gjymtuar nga shpërthimi por me shenja jete është dërguar tek Trauma.

Drejtori i Spitalit të Traumës në Tiranë, Arben Zenelaj ka deklaruar se Preng Gjini është në sallën e operacionit dhe se është në gjendje të rëndë për jetën.

Në një komunikim për News 24, Zenelaj tha se detajet janë të rezervuara, ndërkohë që mjekët janë të fokusuar tek shpëtimi i jetës së Gjinit, i cili pasditen e sotme ra pre e një atentati me tritol.

“Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi.

Dëmtimet janë të rënda. Mjekët ë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim,”– tha Zenelaj.


Shtuar 15.09.2020 18:40