I vdiq djali, vlonjatja me zemrën e madhe dhuron respiratorin për të prekurit nga COVID-19

Një qytetare e Vlorës ka dhuruar një respirator për Spitalin Rajonal të qytetit bregdetar.

Respiratori është blerë disa vite më parë nga familja por nuk është përdorur asnjëherë.

Respiratori është blerë për djalin e sëmurë të familjes i cili fatëkeqësisht humbi jetën disa kohë më parë në Itali.

Tashmë zonja e vetmuar kryen xhestin human dhe e dhuron respiratorin për familjet dhe individët e prekur nga Covid19.

Spitali Rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar nga Dinore Idrizi do ta përdori tashmë për të gjitha familjet që do të kenë nevojë, specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me Covid-19, shkruan fax web.

Respiratori do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymarrjen në banesat e tyre. Pajisja mjekësore është e përbërë me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjeksor.


Shtuar 3.04.2020 15:25