I rrethuan banesën që prej mëngjesit, Talo Çela i shpëton sërish policisë

Policia e Shtetit ka dështuar sërish për të kapur të shumëkërkuarin Talo Cela.

Burimet bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit, FNSH kanë rrethuar banesën e tij në fshatin Karakullak në Bradadesh.

Ndonëse ka bastisur banesën tre katëshe, nuk ia ka dalë që të arrestojë Talo Celën.

Deri tani, janë realizuar të paktën 5 operacione për të bërë të mundur kapjen e tij, të cilat kanë dështuar.

Kujtojmë se rreth një javë më parë, vëllai i tij, Bujar Çela u ekzekutua jashtë një lokali ku po pinte kafen.

Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të Talos.


Shtuar 26.09.2020 19:18