I prekur nga COVID-19, Boris Johnson infekton edhe të fejuarën shtatzënë

Kryeministri i Britanisë së Madhe është i infektuar me COVID-19 dhe tashmë është në karantinë, por në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Pavarësisht izolimit, Boris Johnson ka infektuar edhe të fejuarën e tij, 32-vjeçare e tij Carrie Symonds e cila është shtatzënë.

Për këtë arsye ajo është shtruar me urgjencë në spital, por sipas mediave britanike, ende nuk është konfirmuar nëse ajo është e prekur apo jo.

Ndërkohë Johnson është në izolim prej tetë ditësh me simptoma të lehta, por të qëndrueshme për momentin. /albeu.com/


Shtuar 4.04.2020 17:52