I përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoji, jepet vendimi për Arjol Halilajn

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjol Halilaj, 29 vjeç, nga Skrapari.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor 2019 në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi, ndërsa mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

29-vjeçari Halilaj nuk ka folur asnjë fjalë në senacën për rikonfirmim të masës së sigurisë, ndërsa ka qenë veç prokurori Altin Dumani, i cili ka përshfaqur provat e mbledhura që fundosin atë.

Në mesin e provave janë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat SPAK i ka në dorë. Avokatja e 29-vjeçarit Halilaj ka kërkuar kohë për t’u njohur me provat, ndërsa pritet që në vijim të kundërshtoj vendimin e masës në Apelin e së Posaçmes.


Shtuar 7.05.2020 12:31