I ngacmoi vajzën minorene, babai “zhdep në dru” 43 vjeçarin

Policia në Lushnjë ka arrestuar dy persona ditën e hënë.

54 vjeçari ka rrahur me grushta shtetasin N.Ç, 43 vjeç me motivin se i kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij 17 vjeçare.

Policia në Lushnje e ka arrestuar 54 vjeçarin pasi ka goditur me grushte 43 vjeçarin me iniciale N. Ç., me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe i plagosuri për veprën penale “ Ngacmim seksual”, por gjithashtu gjatë një kontrolli personal, 43 vjeçarit iu gjeten dhe sekuestruan një kapsoll detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

Për veprime të mëtejshme procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit. /albeu.com/


Shtuar 14.09.2020 17:07