Ndërkohë që në shumë vende të botës po shtohen rastet e viktimave dhe të prekurve nga oronavirui, autoritetet në Shqipëri shprehen se nuk ka asnjë rast.
“Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus”. Kështu ka deklaruar ditën e sotme zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila në një konferencë për mediat u shpreh se deri më tani të gjitha rastet që janë testuar kanë rezultuar negative.
“Nuk ka asnjë rast të konfirmuar për koronavirusin. Janë testuar 13 raste me histori udhëtimi përfshirë edhe Italinë, por kanë rezultuar negativ. Është miratuar fondi shtesë 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të materialeve mbrojtëse. Nëse keni temperaturë, kollë, rrufë dhe histori udhëtimi nga vendet e prekura, telefononi në numrin 127” tha ajo.
Ajo theksoi më tej se 45-vjeçari nga Berati humbi jetën në Sanatorium nga gripi i derrit.
“Pacienti ka humbur jetën si rezultat i një pneumonie që është konstatuar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin”, u shpreh ajo.