“I kërkova të lironte rrugën”, i riu tregon si e vrau Idajet Dullën

Ppasi është kapur nga policia, autori i vrasjes së 33 vjeçarit një ditë më parë në Durrës, ka pranuar krimin e rëndë.

Sipas dëshmisë së Arbër Kote, i ndjeri Idajet Dulla kishte parkuar keq.

Kote i ka kërkuar viktimës të lironte rrugën por ai ka reaguar keq.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shume ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushte.

Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi me goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar.

Por me fyeu dhe shau shumë keq. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kisha për qëllim ta vrasja. Thjeshte mendova vetëm të mbrohesha”– mësohet të ketë deklaruar 26 vjeçari i arrestuar.


Shtuar 20.09.2020 11:09