I hapën dyert nga keqardhja, mysafiri përdhunon dhe zhduk vajzën 9-vjeçare

Fqinji përdhunoi dhe vrau vajzën nëntë vjeçare dhe më pas e hodhi trupin e saj në det.

Prindërit e vajzës i kishin hapur dyert e shtëpisë disa kohë më parë mysafirit, për shkak se ndjenë keqardhje për të.

Pas ngjarjes, familja e vajzës këmbëngul që ajo është akoma gjallë dhe është trafikuar me njerëz

Esterlín Francisco Santos pranoi krimin të enjten në Republikën Dominikane.

I akuzuari u tha policëve se ai do të dhunonte nëntë vjeçaren Liz María Sánchez, dhe më pas e vrau atë për të ndaluar të fliste

Ai u tha oficerëve se ai kishte hedhur trupin në det.

Nëna e Lizit, Liselot García thotë se nuk pranon të besojë që Santos vrau vajzën e saj dhe beson se ajo është gjallë dhe është bërë objekt i trafikut njerëzor.

Familja gjithashtu shpjegoi se si ata e kishin lejuar Santos në shtëpinë e tyre, sepse ata kishin ndier keqardhje, duke qenë se ai ishte pa familje dhe pa shtëpi.

Liz María Sánchez ka humbur që prej ditës së dielë kur u pa për herë të fundit, gjatë një shëtitjeje, në një rrugicë pranë shtëpisë.

Santos i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e saj shfaqet në një video duke hipur mbi një motor me një çantë të madhe që thuhet se përmbante trupin e vajzës.


Shtuar 21.08.2020 21:34