I dyshuari për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia dënohet me burg: I kisha të afërm, i shkova në varrim

Gjykata e Durrësit dha sot masën “arrest me burg” për dy autorët e dyshuar të dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhisë.

Ndërkohë, avokati i njërit prej të dyshuarve, Altin Ndocit është shprehur se klienti i tij është i shokuar dhe nuk është autor i veprës penale.

Ai ka thënë se Ndoci kishte lidhje familjare me ta dhe madje ka qenë edhe në varrim.

“Ai shprehet se nuk e ka kryer veprën penale. Nuk është paraqitur ansjë provë nga ana e prokurorisë. Ndohet e shokuar, pasi me të dy viktimat ka pasur lidhje shoqërore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim, edhe për të tretat dhe ndihet i shokuar. Nuk është autor i veprës penale” , ka thënë avokati.


Shtuar 2.05.2020 08:41