I dyshuar për ekzekutimin e Kastriot Reçit, çfarë tregojnë analizat e ADN-së së Preng Gjinit

Policia e Tiranës nuk ka ende një njoftim zyrtar për shpërthimin e ndodhur ditën e djeshme me tritol më mes të kryeqytetit, ku mbeti i plagosur Preng Gjini.

Megjithatë, ky sulm duket se është një zgjatim i hakmarrjeve mes dy familjeve Gjini dhe Reçi në Rrëshen.

Ditën e djeshme, pas mbërritjes në spital të 51-vjeçarit dhe identifikimit të tij është kryer një krahasim i ADN-së së tij me provat e mbledhura në ndërtesën ku një snajperit ekzekutoi në fund të muajit janar Kastriot Reçin në Rrëshen.

ADN e gjetur në atë ndërtesë dhe ADN e Preng Gjinit nuk përputhen dhe rezultati është negativ, çfarë do të thotë se policia nuk ka akoma asnjë provë që mund të implikoj Gjinin në atentatin ndaj Kastriot Reçit.

Një tjetër detaj në lidhje me identifikimin e Preng Gjinit me shumë vonesë nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme, kjo ka ndodhur për shkak se në portofolin e tij dhe në automjet nuk është gjetur mjet identifikimi i tij dhe as dokumenta të mjetit. Identifikimi është bërë vetëm përmes shenjave të gishtave, të cilat i janë marrë në Spitalin e Traumës.

Momentalisht Preng Gjini ndodhet në sallën e operacionit për ndërhyrje në një dëmtim që ka në dorë. Që minutat e para pas ndërhyrjes së mbrëmshme, Gjini është përmendur. Mbrëmë ka bërë ndërhyrje në organet e brendshme dhe për shkak të dëmtimeve i janë hequr një pjesë e zorrëve si dhe një ndërhyrje në syrin e djathtë.


Shtuar 16.09.2020 10:17