I doli videoja ku pinte verë dhe thyente gota, reagon Pëllumb Pipero (VIDEO)

Pëllumb Pipero ka reaguar pas videos së tij që u bë virale në rrjetet sociale, ku shfaqej duke pirë verë dhe trokitur gotat me miqtë.

Ai ka deklaruar se videoja është bërë disa muaj më parë, teksa ka qenë në një drekë mes miqsh në Velipojë.

Sakaq, Pipero ka theksuar se miqve me të cilët është në tavolinë i ka besuar jo vetëm fytyrën por edhe jetën.

“Te jesh person publik mesa duket ka nje kosto kudo, edhe ne nuk i shmangemi dot. I mirekuptoj te gjithe! Nderkohe dua te sqaroj se video i perket nje dreke mes miqsh ne Velipoje, rreth disa muaj me pare, ne kushte krejt te tjera edhe pse me Covid, me te cilin duhet te mesohemi te bashkejetojme pse jo. E ritheksoj, dreka ishte mes miqsh, te cileve duke i respektuar ju kam besuar jo vetem fytyren por edhe jeten!“, shkruan Pipero.


Shtuar 25.07.2020 12:21