I doli në mbrojtje të ëmës pasi po dhunohej nga i ati, shqiptari rreh dhe të birin

Policia italiane e Compagnia di Riccione ka arrestuar një shqiptar pasi ushtroi dhunë në familje.

50 vjeçari është një emër i njohur për policinë dhe është cilësuar si autori përgjegjës për plagosjen e rëndë kundër djalit të tij 20-vjeçar.

Hetimet vërtetuan se burri ishte në kulmin e një mosmarrëveshje për arsye banale me gruan dhe shqiptari dyshohet se sulmoi djalin e tij, pasi ky i fundit mbrojti nënë e tij, e cila dhunohej vazhdimisht nga burri.

Pas mbërritjes së policisë i riu, i cili kishte marrë disa grushte në fytyrë u transportua në spitalin e Riçione me fraktura serioze në fytyrë. Ndërsa shqiptari është arrestuar dhe tashmë i nënshtruar procedurës penale për ushtrim dhune në familje, vepër penale me të cilën është njohur që në 2018.


Shtuar 3.03.2020 14:59