I dolën sheshit pamjet ku pinte kokainë, reagon Lefter Alla: Gjithçka është e montuar (VIDEO)

Gazetari investigativ publikoi pamjet ku kryebashkiaku shihet duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali.

VetË Lefter Alla pretendon se videoja nuk është e tij, dhe gjithçka është një montazh i sajuar.

“Nuk jam unë personi në foto apo video, gjithçka është e montuar”, është shprehur Alla.

Lidhur me këto pamje ka reaguar dhe Partia Demokratike me anë të ish deputetit Ervin Salianji i cili ka deklaruar sot se kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin.

Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.


Shtuar 22.01.2020 12:03