Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici është shkarkuar nga KPK.
Gjatë seancës ditën e hënë, ai shfaqi probleme dhe nuk mundi dot të justifikonte pasurinë ndërkohë që hetimi u bë në bazë të vetëm këtij kriteri.
Andi Civici ishte pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtonte vendimin e Gjykatës së Krujës, që i dha lirinë Endrit Dokles, numrit dy të bandës së Durrësit, por tashmë ai del jashtë sistemit.
Trupa gjykuese që dha vendimin për Civicin drejtohej nga Roland Ilia, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs. /albeu.com/