I dha fund jetës me kabllon e televizorit, biznesmeni ishte i zhytur në borxhe

Pas dy ngjarjeve të rënda në Durrës dhe në Lezhë, një tjetër lajm i burime zyrtare të policisë bënë me dije se është gjetur i vetëvarur në banesë pronari i një pike exchange në qytetin e Elbasanit.

Ditën e sotme është gjetur pa jetë në banesën e tij një biznesmen i cili ishte pronari i një pike exchange në qytetin e Elbasanit.

Viktima është shtetasi Tan Sanço dhe është gjetur i pajetë nga familjarët.

Dyshohet se i ka dhënë fund jetës me kabullin e antenës së televizorit të cilin e kishte lidhur me lak në mënyrë të trefishtë në tavanin e tualetit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lagjet në afërsi të qytetit, ndërkohë se dyshohet se 54-vjeçari kishte shumë borxhe.

“Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja…”- lajmëron ndër të tjera policia e Elbasanit. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 17:25