I dalin pritë para shtëpisë, grabitet kambisti në Prrenjas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Përrenjas.

Kambisti me iniciale B.SH, po kthehej në banesë, kur ra pre e grabitjes.

Nuk dihet shuma e parave që i janë grabitur kambistit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shpallur në kërkim disa persona.

Dyshohet se ata ishin të maskuar dhe i kanë zënë pritë afër banesës kambistit, i cili nuk ka bërë rezistencë.

Fillimisht policia i është referuar dëshmisë së kambistit, ndërsa po heton përmesa kamerave përreth zonës për indetifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 28.08.2020 21:09