Hoxha zbulon prapaskenat pas arrestimeve të bujshme në Tiranë: 4 gra në një krevat në qeli

Ditën e djeshme Policia e Tiranës vuri në pranga rreth 40 shtetas, zyrtarë përgjegjës për ndërtime të paligjshme në Tiranë.

Gazetari Artan Hoxha ka treguar disa detaje lidhur me arrestimet e mbrëmjes së djeshme për ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit.

Hoxha tha se këto arrestime nuk ishin planifikuar. Ai deklaroi në studion e “ABCNews” se Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk kishte vend ku t’i fuste të arrestuarit dhe shtoi se 4 gra të arrestuara kanë qëndruar në një krevat në qeli.

“A duhej bërë ky arrestim kaq masiv? Në plan të parë duket se është dhënë një goditje e fortë.

Mbrëmë Drejtoria e Tiranës ishte e mbushur me familjarë dukej sikur kishte miting apo protestë.

Katër gra të arrestuara dje kanë qenë në një qeli në një krevat. Ata nuk e kishin planifikuar, ore ku do i çojmë këta njerëz.

Nuk lejoheshin të takonin avokatët sepse s’ishin bërë akoma prokurat”, tha Artan Hoxha.


Shtuar 15.01.2020 18:21