Mbrëmjen e djeshme i gjithë vendi u trondit nga ngjarja e rëndë ku në një apartament në Kombinat u gjet e vdekur një vajzë dhe nëna e saj.
Blerta është e vetmja e mbijetuar nga familja Josifi, të cilën e kanë ndjekur tragjeditë që prej vendit të origjinës, Përmeti.
Fillimisht vrau veten babai duke u hedhur nga pallati për shkak të problemeve ekonomike dhe pamundësisë për të furnizuar familjen me para sepse ishte invalid.
Në këto kushte, familja u transferua në Tiranë për një jetë më të mirë, por nga dëshmitarët u tha se ishin indoktrinuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
Por Dëshmitarët e Jehovait e kanë mohuar këtë gjë, duke thënë se emrat e viktimave nuk kanë qenë pjesë dhe madje as shoqëroheshin me pjestarë të tjerë të grupit. /albeu.com/
