Hodhi në tokë qeset me “bar” kur pa policinë, si u kap i riu në Tiranë

Një 26 vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

A. C., 26 vjeç, banues në kryeqytet në momentin që është zbuluar ka hedhur në tokë tri qese farmaceutike të mbushura me cannabis sativa dhe është larguar me vrap.

“Gjatë prangosjes ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre”- njofton policia.

NJOFTIMI

Nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë, shtetasi A. C., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” duke patrulluar në rrugën “Ndre Mjeda” kanë konstatuar shtetasin A. C., i cili në momentin e konstatimit ka hedhur në tokë tri qese farmaceutike të mbushura me material bimor si ajo e cannabis sativa dhe është larguar me vrap. Gjatë prangosjes ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre. /albeu.com/


Shtuar 8.02.2020 11:02