Në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë shumë histori të ndryshme të cilat kanë qenë plot mesazhe kurajoje dhe force për të vazhduar jetën pavarësisht problemeve që na dalin përpara.
Por historia e Dionisit që u trajtua mbrëmjen e sotme në emision i tejkaloi të gjitha pritshmëritë tona. Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur Dionisi i cili kishte ftuar nënën e tij, Klementinën. Fatkeqësisht as Dionisi as mamaja nuk mund të shikonin, por pavarësisht kësaj ata vazhdonin të jetonin duke tejkaluar çdo pengesë.
None found
Dionisi rrëfeu historinë e jetës së tij dhe se ai nuk kishte mundur të shikonte që kur kishte qenë i vogël. Mamaja e tij, Klementina ishte përpjekur me çfarë të mundej që djalit të saj të mos i mungonte asgjë. Fatkeqësisht vite më vonë, babai i Dionisit kishte ndërruar jetë dhe Klementina ishte detyruar që të bënte shumë punë, madje të shiste dhe gjakun e saj dy herë në muaj për të kaluar vështirësitë ekonomike. Sipas Dionisit gjatë kësaj periudhe mamaja e tij ishte ndjerë shumë në stres dhe me kalimin e kohës kishte humbur plotësisht shikimin.
Kishin kaluar mbi 8 vite që Klementina e kishte humbur aftësinë e të parit dhe për të kujdesej Dionisi. Ai tregoi se dhe gruaja e djali i tij nuk mund të shikonin, por fatmirësisht Dionisit i ishte kthyer 14% e shikimit në njërin sy.
Dionisi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar mamanë e tij për çdo sakrificë që kishte bërë në jetë për të, por edhe për t’i shprehur mirënjohjen për përkujdesjen që bënte ndaj djalit të tij. ”Të faleminderit mama që je kujdesur për mua gjatë gjithë kësaj kohe dhe të faleminderit që kujdesesh për djain tim. Dua të të them që do kujdesem për ty gjithmonë e do të të jem pranë në çdo moment!”,- ishte mesazh i Dionisit për nënën e tij.
Klementina nga ana tjetër rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të që të kujdesej për familjen e saj dhe se tashmë e ka akoma më të vështirë në gjendjen në të cilën ndodhet, por falë ndihmës së Dionisit do ja dalin mbanë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja për bashkëpunim bërthamor civil me Arabinë Saudite do të hyjë në…
Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili për herë të parë prezantoi statistika për pushimet mjekësore afatshkurtra, deri në 30…
Armand Duka - Trofeu dhe topi i SuperioresKreu i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar përmes një postimi…
Aksioni i autoriteteve të Kosovës për shembjen e 11 shtëpive të ndërtuara pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit…
VLORË- Një person është aksidentuar në det. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë…