Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë, publikoi për herë të parë të dhëna për pushimet mjekësore, duke i ndarë ato në afatshkurtra, deri në 30 ditë, dhe afatgjata, me kohëzgjatje mbi 30 ditë.
None found
Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025 janë evidentuar më shumë se 300 mijë pushime mjekësore. Shkaqet kryesore vazhdojnë të jenë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe shqetësimet gastrointestinale.
Klekovski kujtoi se në vitin 2021, kur ishte pandemia e COVID-19, numri i pushimeve mjekësore ishte veçanërisht i lartë. Megjithatë, ai bëri të ditur se në vitin 2025 është shënuar rritje prej 30 për qind, duke e çuar numrin e rasteve të regjistruara në mbi 300 mijë.
Sipas ministrit, rritja nuk lidhet me shtimin e personave që marrin pushim mjekësor, por me numrin mesatar të pushimeve të përdorura nga secili pacient. Ky tregues është rritur nga 1.8 në 2.3 pushime mjekësore për pacient.
Ai sqaroi se infeksionet respiratore dhe problemet gastrointestinale mbeten diagnozat më të zakonshme për të cilat hapen pushime mjekësore. Vetëm gjatë vitit të fundit, për shkak të gastroenteritit janë regjistruar mbi 10 mijë raste të tilla.
Në kategorinë e pushimeve afatgjata, të cilat zgjasin më shumë se 30 ditë, shifrat kanë mbetur të pandryshuara në rreth 25 mijë raste në vit.
Klekovski theksoi se gjatë viteve të fundit nuk është evidentuar rritje e numrit të pushimeve mjekësore afatgjata. Nga ana tjetër, është shtuar ndjeshëm vlera e mjeteve të paguara për to. Shuma e pagesave është shumëfishuar, çka, sipas autoriteteve, e bën të nevojshëm zhvillimin e një debati më të gjerë për këtë problematikë.
Pas rritjes prej 33 për qind të numrit të pushimeve mjekësore në pesë vitet e fundit, autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle më të rrepta.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer. Sipas informacioneve, pas një…
Ka nisur protesta mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave në Kosovë, e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të…
I gjashti në tabelë dhe me sulmin e tretë më të mirë në ligë, Frosinone e Massimiliano Alvinit është surpriza…
Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike dhe penale për marrjen në pronësi të ish-Bankës Ekonomike të Manastirit…
23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën…
Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur industrial të nxjerrë nga Uzina e Ferrokromit, në pronësi të kompanisë…