Categories: Uncategorized

Burri surprizon gruan që zgjodhi dashurinë përpara familjes

Ndër vite dhe ndër shekuj kemi parë dhe kemi dëgjuar histori nga më të ndryshmet të dashurisë dhe se si ajo gjithmonë i’a del kundrejt çdo pengese.

Dashuria është një ndjenjë universale që nuk njeh moshë, gjini, besim, ngjyrë, por tejkalon çdo pritshmëri, thyen çdo limit dhe çdo paragjykim derisa arrin të triumfojë. E tillë ishte historia e Adhurimit dhe Elsuidës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Të lidhura

None found

Ata ishin njohur nga një telefonatë e rastësishme e bërë nga Elsuida dhe në këtë moment kishte lindur historia e tyre e dashurisë. Të rinjtë ndanin gjithçka me njëri-tjetrin në telefonata dhe pas një kohe të gjatë Adhurimi i kishte rrëfyer Elsuidës se ai i përkiste komunitetit egjiptian.

Sipas Adhurimit ngjyra e lëkurës së tij do të ishte një pengesë e madhe dhe se do të ishte pothuajse e pamundur që ata të ishin së bashku. Por dashuria që Elsuida kishte për Adhurimin ishte më e madhe se paragjykimet e familjes së saj, prandaj ata kishin vendosur që të “arratiseshin” dhe të martoheshin pa pëlqimin e tyre. Kishin kaluar 9 vite që nga largimi i Elsuidës nga familja e saj dhe që nga ajo kohë midis tyre nuk kishte komunikim.

Adhurimi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Elsuidën që nuk e braktisi dhe për t’i bërë një premtim asaj. “Të falenderoj që nuk më braktise pavarësisht fjalëve, por unë të premtoj se nuk do të të lë kurrë vetëm dhe se do të jem gjithmonë pranë teje!”

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i kishte dërguar ftesën për të qenë në studio prindërve të Elsuidës, por fatkeqësisht ata nuk kishin pranuar. Moderatorja, Arbana Osmani tregoi se pavarësisht përpjekjeve të saj për t’i bindur që të ishin pjesë e programit, ata kishin refuzuar. Si përfundim, programi në bashkëpunim me “Geraldina Sposa” kishin menduar që të bënin realitet dëshirën e çiftit duke i’u dhuruar mundësinë që të zhvillojnë dasmën e ëndrrave. /tch

të fundit

Goditje e madhe për Barcelonën, ylli i ekipit pritet të qëndrojë jashtë pesë deri në gjashtë muaj

Barcelona ka marrë një goditje të rëndë me lëndimin e Frenkie de Jong, pasi frika më e madhe e klubit…

4 minutes ago

Manchester City prezanton Elliot Andersonin pas transferimit prej 134 milionë eurosh

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit anglez Elliot Anderson nga Nottingham Forest.23-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, e cila…

5 minutes ago

Analiza e re e lidh konsumin e lartë të mishit të kuq me rritjen e rrezikut për kancer të pankreasit

Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të kenë një rrezik më të lartë për…

11 minutes ago

Manchester United investon rreth 100 milionë euro për të rindërtuar mesfushën

Manchester United ka vendosur ta bëjë mesfushën prioritetin kryesor të afatit kalimtar të verës, duke investuar rreth 100 milionë euro…

22 minutes ago

Policia nis ndëshkimin e drejtuesve të trotinetëve elektrikë

Policia ka filluar të sanksionojë shoferët e trotinetëve elektrikë që nuk i përmbahen rregullave të reja ligjore. Ndryshimet në Ligjin…

29 minutes ago

Moska kundërshton furnizimin e Kievit me armë, Lavrov ia shpreh shqetësimin Rubios

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov u takua sot në Manila me homologun e tij amerikan, Marco Rubio në…

29 minutes ago