Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për Roland Kryemadhin, i arrestuar pak ditë më parë pasi kundërshtoi dhe hapi zjarr ndaj forcave të policisë.
Vetë ai, pretendon se është dhunuar nga policët dhe se nuk ka pasur armë. Gjatë momentit që gjykata e pyeti për avokatin, Kryemadhi tha se nuk ka nevojë për mbrojtje pasi ka mbrojtjen e Allahut.
Më tej, avokati kërkoi caktimin e një mase me të butë, si ajo e arrestit shtëpiak, Kryemadhi shtoi se kishte dalë nga banesa për të blerë një acid, ndërsa punonjësit e policisë nuk ishin treguar të duruar.
“Fillimisht është thënë që ky person kishte armē, kishte kërcënuar dhe terrorizuar qytetin. Por, pas kontrollit, atij nuk i është gjetur asnjë armë. Ndaj policia gjyqësore ka hiperbolizuar ngjarjen. Është e vërtetë që ky ka kundërshtuar në gjykatë, por në kushtet e një varfërie ekstreme.
Kryemadhit i është gjetur një thikë, që është normale për çdo familje shqiptare. Ne kërkojmë një masë më të butë ndaj tij, një árrest shtëpie, apo detyrim páraqitje, pasi nuk është person me rrezik. Nuk kishte akuzë konkrete lidhur me shkollimin e fëmijëve”, tha avokati.
