Nga 12 tetori Maqedonia e Veriut heq testin për shtetet e rajonit (VIDEO)

Maqedonia e Veriut i hapi dyert për shtetet e rajonit. Nga 12 tetori (të hënën) qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercergovinës mund të udhëtojnë në vendin tonë pa tect PCR.

Nga 12 tetori qytetarët e shteteve të rajonit mund të futen në vendin tonë pa kushte. Nëpër vendkalimet kufitare nuk do tu kërkohet test PCR negativ. Kjo pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive të cilët vlerësuan se hapja e kufijve nuk do të ndikojë në situatën epidemiologjike me Covid-19.

Sipas Komisionit për sëmundje infektive nuk ka pasur shumë raste të importuara të Covid-19 nga rajoni tek ne.

Informacionin e bëri të ditur Kryeministri Zoran Zaev, pas përfundimit të seancës. Ai theksoi se sipas principit të reciprocitetit edhe qytetarët tanë mund të udhëtojnë drejt këtyre shteteve pa kushte.

“Në këto vende, për të cilat qytetarët e tyre deri më tani kanë qenë të detyruar të paraqesin një test negativ RT PCR SARS CoV-2 me rastin e hyrjes / transitit në vendin tonë, mbi parimin e reciprocitetit është rënë dakord që edhe shtetasit tanë të udhëtojnë në këto vende, pa detyrim për të paraqitur test negativ.

Vendimi u mor me qëllim të realizimit të nevojave të detyrueshme të qytetarëve dhe Qeveria apelon që udhëtimet të bëhen në minimum dhe vetëm për nevoja urgjente, duke zbatuar të gjitha masat për mbrojtje nga COVID-19”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Pritet në vazhdim që edhe Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercergovina të miratojnë kalimin pa kushte të shtetasve të RMV në vendet e tyre.

Dje në emisionin “Click plus”, zëvendësministri i Shëndetësisë së Kosovës, Luan Gola deklaroi, se Qeveria e Kosovës është e gatshme të vendos njësoj.


Shtuar 6.10.2020 18:17