Hakmarrje? Rama: Media janë biznese të mëdha, të marrin kredi për rrogat!

Qeveria nuk ka planifikuar asnjë paketë ndihme për mediat e vendit.

Kryeministri tha se:

“Media janë biznese të mëdha, qeveria ka vënë në dispozicion garancin sovrane, mediat të marrin kredi dhe të paguajnë punonjësit e tyre.

Përsa i përket gazetarëve është tjetër diskutim. Përsa kohë flitet për mungesë fitimi ose emisione komerciale, nuk është detyrë e qeverisë. Pyetja është kush është më në hall”.

Në mënyrë të vazhdueshme gazetarët, perfaqësuesit e medias dhe organizatat e medias i kanë kërkuar qeverisë të përfshijë në paketën e ndihmës ekonomike edhe mediat.


Shtuar 2.04.2020 20:16