Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj e nisi vitin 2020 duke konfirmuar se po shijon një lidhje të re dashurie me Mark Frrokun.
Këto ditë karantine, ajo ka treguar se po i kalon edhe me familjen e ish-deputetit.
Në një video të publikuar së fundmi në Instagram duket pranë vjehrrit të ri, të cilin e quan “babë” duke tymosur cigare.
Gjatë bisedës, Rudina vendos ti bëjë pyetjet: “A të dukem naj farë vajze? A jam e mirë?”
Babai i Mark Frrokut nuk heziton ti thojë se për të është shumë e mirë.
Bisedën e vazhdon aktorja duke u përgjigjur, “Nuk na lë rehat nëna me Markun”.