Habit Remzie Osmani: Dasmat na i kanë ndaluar me qëllim!

Këngëtarja Remzie Osmani u ankua për anulimin e koncerteve si dhe të damsave këtë vit.

Edhe Kosova ka marrë të njëjtat masa si Shqipëria, për shkak të pandemisë.

Remzia deklaro në një emision televiziv në Kosovë, se i ka përkrahur kolegët e saj, por pretendoi se kjo është bërë si e qëllimshme.

Sipas saj janë ndaluar vetëm pjesëmarrja e këngëtarëve në dasma.

Osmani tha se dasmat nuk janë ndalur, pasi dasma ka çdo natë.

Kujtojmë se Remzia është këngëtarja më e kërkuar kosovare nga dasmorët.


Shtuar 5.08.2020 19:28