Kryeministri Rama e ka quajtur aksionin e policisë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe reagimin e saj ndaj protestuesve si “procedurë që ndodh kudo. Edhe në Europë e SHBA ajo nuk konsiderohet dhunë ndaj qytetarëve” tha ai.
Dhuna e ushtruar nga policia gjatë protestës së 17 majit
“Më tregoni filmimin jo foton. Kjo foto nuk tregon asgjë, sepse mund të jetë një moment kur neutralizohet një person si në gjithë botën.” – tha Rama teksa shihte këtë foto.
I pyetur për shoqërimin e gazetarit Alfred Lela, nëse kishte dhunë në atë rast, deklaroi se edhe në Amerikë të tilla neutralizime janë normale.
“Edhe në BE, edhe në Amerikë shikoni nëse dicka e tillë konsiderohet apo jo dhunë. Mesa duket duhet të biem dakord për fjalën “dhunë”, se cfarë nënkuptojmë me këtë fjalë. Po flasim për një vend normal tashmë, kur më herët kërdiseshe po të ishe gazetar, janë plagosur me kallashnikovë gazetarë dhe janë vrarë njerëz nga kryeministria”.
