Habit ish-deputeti shqiptar: Kur isha i vogël me jepte mamaja kanabis

I ftuar në emisionin “ Shqipëria Live” për të diskutuar lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor, ish deputeti i PD-së Mitro Çela tregoi se kur ishte i vogël nëna e tij përdorte kokrrat e kanabisit për ta vënë në gjumë.

“Më kujtohet kur isha në fshat, kam qënë pak zevzek në kuptimin e gjumit. Dhe mamaja kishte pak kokrra hashash dhe i pinim ato ne që para 60 vjetësh. Në debat ka një problem po diskutohet për debatin për mjekësinë apo për legalizimin e drogave. Njerëzit po fokusohen më shumë jo te debati për mjekësinë”- u shpreh ai.

Duke treguar këtë eksperiencë Çela ndau mendimin kundër legalizimit në ditët e sotme, por pro legalizimit në të ardhmen.

“Unë jam pro por jo sot për sot. Nuk janë akoma kushtet.

Unë mendoj se ka ardhur koha të legalizohet siç bëhet në Holandë e në shumë vende të tjera. Por, jo sot në asnjë mënyrë. Sot jemi në epokën e virusit, jemi para zgjedhjeve”, tha Çela.


Shtuar 12.05.2020 18:02