Gruaja e kryeministrit të Spanjës preket nga koronavirusi

Gruaja e kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez ka rezultuar positive me koronavirus.

Lajmi është konfimuar nga vetë zyra e kryeministrisë, disa orë pasi u njoftua dhe izolimi i pothuajse gjithë vendit.

Begoña Gomez dhe kryeministri janë me shëndet të mirë dhe po ndjekin udhëzimet e autoriteteve mjekësore në rezidencën e tyre në Pallatin La Moncloa në Madrid, shkruan “Elpais.com”.

Dy ministra të Kabinetit të Sánchez, ministri i barazisë dhe ministri i çështjeve rajonale, kanë rezultuar gjithashtu pozitiv që në fillim të javës.

Spanja me një popullsi prej 46.7 milionë banorë është vendi më i goditur në Europë pas Italisë më shumë se 6.300 të infektuar.


Shtuar 15.03.2020 20:53