Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për rastin e Agim Kajmakut, duke e cilësuar si flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrotjen e Ramës.
Me anë të një reagimi në Facebook, ai tregoi disa fakte të pakundërshtueshme, të cilat janë:
1.PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
2.Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.
3.Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.
4.Agim Kajmaku u arratis në nëntor 2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.
Në shkrimin e tij, Bardhi theksoi se Rama dëshmon se vazhdon të plaçkisë paratë e shqiptarëve me kriminelë dhe oligarkë.
“Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar. Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!”, shkroi Bardhi.
Reagimi erdhi pasi Merita Kajmaku, gruaja e Agimit, e cila rezulton pronare e “Kajmaku” sh.p.k, ka fituar në 30 dhjetor një tender prej 50 milionë lekësh të vjetra.
Bëhet fjalë për një tender i cili synon mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Shpallja e saj fituese është bërë përballë dy kompanive të tjera, ndërsa një e katërt u skualifikua