Greva e urisë në Ballsh, përkeqësohet gjendja e një grevisti

Gjendja shëndetësore e grevistit Baci Muca në Ballsh është paraqitur e rënduar.

Ai kishte temperaturë të lartë dhe tharje goje, prandaj grevistët e tjerë telefonuan menjëherë ambulancën.

Naftëtarët e Ballshit ndodhen në ditën e dytë të grevës së urisë dhe kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre.

Greva pa afat ka nisur prej ditës së djeshme dhe janë vendosur në një nga mjediset e qendrës shëndetësore në Uzinës së naftës.

Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë për kërkesat e tyre.


Shtuar 18.02.2020 20:08