Greqia nuk po gjen qetësi, tronditet sërish nga tërmeti

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë 4.7 Rihter dhe është regjistruar në orën 7:12 sot në mëngjes në zonën detare 23 km në jug-perëndim të malit të Athosit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme, ndërsa zona është me një aktivitet të lartë sizmik.

Prej ditësh pasgoditje janë ndier në shtetin fqinj, por kujtojmë se pak ditë më parë lëkundje u ndien edhe në vendin tonë.


Shtuar 28.09.2020 07:57