Greqia në krizë për punëtore shqiptarë, Rama telefonon Mitsotakis për hapjen e kufirit

Mediat greke raportojnë për një bisedë telefonike mes kryeministri Edi Rama dhe homologut të tij të Greqise Kyriakos Mitsotakis.

Gjatë bisedës, të dy kryeministrat diskutuan masat e marra nga të dy vendet për të trajtuar pandeminë e koronavirusit. Po ashtu ata diskutuan edhe për për heqjen graduale të masave shtrënguese, në mënyrë që të rivendosin lidhjet midis dy vendeve fqinje.

Për hapjen e kufijve foli edhe Taulant Balla në një intervistë për RTV Ora, i cili tha se kryeministri Rama është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrat e rajonit për rivendosje të normalitetit me kushte brenda rajonit.

Taulant Balla: Sa i përket fillimit të lëvizjes së lirë mes kufijve është një proces që nuk varet vetëm nga Shqipëria, pro edhe nga situatat që do krijohen në vendet e tjera që ndodh ky kalim kufiri.

Unë jam në kontakt me Greqinë sa i përket një rëndësie që ka punësimi sezonal i shqiptarëve në vendin fqinj prej shumë vitesh, ku janë kontrata vijuese sezonale dhe unë besoj që edhe këtë vit do të respektohen.

Greqia ka njoftuar 15 majin, por unë besoj edhe më herët për shkak edhe të kontakteve që vet kryeministri Rama ka me kryeministrat e rajonit për të mundësuar një rivendosje të normalitetit me kushte brenda rajonit tonë.


Shtuar 22.04.2020 16:49