Ka shkuar në 53 viktima nga koronavirusi, COVID-19 në Greqi, ku sot janë shënuar dy viktima të tjera.
Rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi është ai i një burri 51 vjeçar, nga qyteti verior i Kastorias, që ndërroi jetë në një spital në Selanik, të mërkurën vonë.
Babai i katër fëmijëve ishte personi i shtatë nga Kastoria që ndërroi jetë nga virusi.
Këtë të enjte, një grua 76 vjeçe nga Pella u raportua po ashtu se ndërroi jetë nga koronavirusi.
Gruaja erdhi nga fshati Foustani, i cili është një nga disa komunite të vogla në veri të Greqisë që janë vendosur në karantinë pas shpërthimit të virusit në këto vise, ku banojnë kryesisht të moshuar.
Ndërkohë numri i të infektuarve sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras ka shkuar në 1.514.
Rastet e para janë shënuar edhe në kampe refugjatësh. Sakaq bëhet e ditur se 91 paciente janë në gjëndje kritike.