Grabitja e Kredos në mes të ditës, autori kërcënoi punonjësit me pistoletë lodër

Një pikë dhëniesh kredie në qytetin e Durrësit është grabitur nga një person i maskuar në mes të ditës në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka vjedhur një shumë prej 1 mln lekësh.

Ndërkohë është e paqartë përse punonjësi i pikës lajmëroi policinë 40 minuta pas ngjarjes.

Në vend ndodhet një grup i policisë së Durrësit që po kryen veprimet hetimore.

Durrës/Informacion paraprak

Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.


Shtuar 8.02.2020 14:09