Grabitet në mesnatë marketi në Librazhd, vidhen para dhe steka me cigare

Policia njofton se nga marketi në pronësi të shtetasve A.K., dhe B.Q., janë vjedhur 55 000 lekë dhe disa steka me cigare të markave të ndryshme.

Njoftimi i policisë Librazhd:

Gjatë natës në qytetin e Librazhdit, në marketin në pronësi të shtetasve A.K., dhe B.Q., persona ende të paidentifikuar ka vjedhur rreth 55 000 lekë dhe steka me cigare të markave të ndryshme.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 27.05.2020 15:05