Greqia është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.
Mësohet se trupi i një 16-vjecareje shqiptare, është gjetur i pajetë në në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia, në Greqi.
Adoleshentja banonte me familjen e saj në Trikala.
Sipas mediave greke 16-vjeçarja ka marrë goditje të shumta në fytyrë e trup. Policia deklaroi se të gjitha skenaret janë të hapura, por goditjet e shumta në trup dëshmojnë për një akt criminal, gjithësesi do të jetë autopsia që do të thotë fjalën e fundit.
Trupi i pajetë i 16 vjecares shqiptare u gjet sot nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e Kishës.
Familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia greke për t’u marrë në pyetje, deklaratat e të cilëve pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.
