Janë rrafshuar sot paradite 5 godina në Unazën e Re, që do ti hapin rrugë projektit të Unazës së Madhe. Sot IKMT-ja me mjete të rënda shembi 5 objekte, ndërsa nesër do të rrafshohet godina 5-katëshe.
Kjo godinë që shërbente për banim dhe biznes do të shembet nesër me tritol.
Forcat xheniere vendosën sot piketat ku do futet lënda plasëse. Sakaq janë larguar të gjithë banorët, përfshirë 5 familjet e prekura nga termeti.
Abc News ndoqi nga afër aksionin e IKMT-së dhe deklaroi se godinat po shembet pa rezistence nga pronarët e tyre.