Gjobiten me 50 milion lekë organizatorët e protestës kundër konsullit grek në Gjirokastër

Ditën e sotme banorë të Gjorokastrës u ngriten në sheshin “Çerçiz Topulli” dhe kërkuan largimin e konsullit grek, Lambros Kakkisis.

Marshimi i tyre u pasua me një gjobë të majme.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër, nisur nga shkelja e respektimit të distancës midis njerëzve ka vendosur shumën e majme 50 milionë lekë gjobë për organizatorët e tubimit

Menjëherë pas përfundimit të protestës organizatorëve iu dërgua fleta e gjobës.

Kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri u shpreh se nuk do të ketë tolerime nëse cënohet siguria e njerëzve.


Shtuar 17.06.2020 15:01