“Gjeta dritaren hapur”, flet infermierja e të riut me COVID-19 që u vetëvra

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në spitalin Shefqet Ndroqi.

Një pacient 29 vjeçar i infektuar me COVID-19, është hedhur nga kati i tretë i spitalit duke vrarë veten.

Albeu.com ka siguruar dëshminë e infermieres që ndiqte pacientin, dëshmi të cilën infermierja e ka dhënë në polici.

Infermjerja ka deklaruar se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu.

Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.


Shtuar 13.08.2020 11:49