Gjermania jep shembull, ofron ndihmë të madhe Italisë duke hapur spitalet për italianët e prekur

Koronavirusi ka prekur miliona njerëz në të gjithë botën, duke shkaktuar mijëra viktima.

Italia është vendi ku koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar më shumë viktima, madje edhe më shumë se në vendin e origjinës, Kina.

Gjermania së fundmi ka ofruar ndihmën e saj për popullin italian duke ofruar spitalet e saj për të prekurit italianë nga koronavirusi.

Gjashtë pacientë me Covid-19 do të transferohen nga Lombardia në Saksoni.

Sipas TG.com 24, lajmi është konfirmuar nga guvernatori gjerman Michael Kretschmer.

“Landi gjerman i Saksonisë do të marrë gjashtë pacientë pozitivë me Covid-19 nga Italia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale, në rajonin e tij. Është një sinjal shumë i rëndësishëm që edhe ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët”, tha ai. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2020 20:12