Vijon numri i lartë i të prekurve nga koronavirusi në vend.
ISHP njofton për 85 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa raportohet për 4 të vdekur.
Raportohet se tek Infektivi janë shtruar 88 pacientë, nga të cilët 12 janë në terapi intensive dhe 4 pacientë të intubuar.
