Gjendet pas 3 ditësh zhdukje, 15 vjeçarja u arratis me të dashurin në Fushë Krujë

15 vjeçarja e raportuar e humbur prej 3 ditësh është gjendur në Fushë-Krujë.

Ajo është gjendur tek shtëpia e një djali me të cilin është larguar që nga Vlora.

Babait, pas daljes në media i ka shkuar një video e cila i tregon se vajza ka qenë në Fushë-Krujë.

Ai menjëherë është nisur për aty dhe ka bërë denoncimin në polici.

Ka qenë policia që është futur në shtëpinë e djalit për të marrë vajzën.

I ati konfirmoi se vajza ka treguar se është larguar nga Vlora me djalin në fjalë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe ka konfirmuar se është larguar me deshirë pa patur dhunë apo shantazh.

15-vjeçarja u shpall e zhdukur nga familja e saj përpara 3 ditësh. Denoncimin e bëri i ati i saj Miklovan Liço.

Sipas tij ata kishin humbur kontaktet me vajzën rreth orës 23:30 të mbrëmjes.


Shtuar 8.08.2020 20:50