Gjendet i pajetë 66 vjeçari në Durrës, detajet e para

Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Durrës.

Shtetasi është identifikuar me iniciale V.Dh dhe është gjetur pa shenja jete në Arapaj të Durrësit.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhùne dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 30.09.2020 07:23